Refuzoi pëlqimin e Xumit, flet Egli: Jam në siklet të madh, ai ka shumë gjëra që nuk dua t’i shoh tek…

Gjatë një bisede me Jozi Markun, banorja e “Big Brother Vip Albania”, Egli Tako, ka folur për Xumin duke u shprehur se për të që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, nuk e sheh si partnerin e saj.

Këngëtarja është shprehur se e vlerëson shumë si djalë humoristin, por thekson se ai nuk është në shijet e saj.

“Janë ca gjëra që…, e vlerësoj shumë si çun, por ka ca gjëra që nuk dua t’i shoh tek partneri im i ardhshëm.

Janë shumë gjëra që nuk më bëjnë sens me atë që mua më tërheq”, u shpreh Egli teksa shtoi se ndihet në siklet të madh për situatën që Xumi ka krijuar.


Shtuar 8.01.2025 11:48