Redoni ka treguar arsyen që kishte për t’i dhënë fund eksperiencës së tij në Big Brother Vip. Ai tha se ndihej se nuk ishte në vendin e duhur, për shkak të prezencës së nënës së tij në një vend ku situatat mund të agravonin edhe në dhunë fizikë.
“Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, me lojëra, pranë nënës time. Por e pash që loja filloi të agravonte shumë shpejt dhe mua më erdhi një përzierje emocionesh sa e pash që puna mund të shkonte deri te puna fizike, në përceptimin tim. Unë jam natyrë e butë, duroj shumë, por fakti se isha brenda me nënën time më bëri të vij në mendimin se ndoshta nuk jam në vendin e duhur, isha në një fushëbetejë, pranë nënës time,” tha Redoni.
Redoni dhe Gili u tërhoqën nga gara vetëm pak ditë nga nisja e Big Brother Vip. Ky vendim u mor nga Redoni, i cili nuk ka mundur që të përballojë izolimin dhe dinamikat e lojës. Kujtojmë se nënë e bir, Redoni dhe Gili u futën në këtë realityshoë si një person i vetëm.