Arsenali mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”, Odegaard shënon golin vendimtar

Arsenali e ka nisur me sukses fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi 1-0 ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ishte më aktive gjatë pjesës së parë dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.

Të lidhura

None found

Mundësia më e pastër u shfaq në minutën e 23-të, kur Mikel Merino goditi me kokë, por Alex Meret reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali topin. Në fundin e fraksionit të parë provoi edhe Bukayo Saka, mirëpo tentativa e tij përfundoi mbi traversë.

Edhe pas pushimit, londinezët vijuan të kishin kontrollin e lojës. Në minutën e 50-të, Piero Hincapie iu afrua golit, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit.

Pas zëvendësimeve të kryera nga të dyja skuadrat, Arsenali arriti të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 75-të. Christos Tzolis i dha një asist Martin Odegaardit, i cili goditi nga skaji i zonës. Topi preku shtyllën e majtë dhe më pas përfundoi në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 0-1.

Napoli kërkoi të barazonte në minutat e mbetura, ndërsa Arsenali synoi të siguronte edhe golin e dytë.

Rasti i fundit i rëndësishëm për londinezët erdhi në minutën e 86-të, kur Noni Madueke u shkëput bukur individualisht dhe goditi drejt këndit të poshtëm, por portieri i Napolit bëri një tjetër pritje të jashtëzakonshme.

Vendasit nuk mundën të gjenin golin e barazimit, ndërsa Arsenali e mbajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë fitore, skuadra londineze siguroi tri pikët e para në fazën e ligës./Telegrafi/


Shtuar 9.09.2026 23:01

sultanbeyli escortiptvHoliganbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerCratosroyalbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahis