Më goditën…”/ Labinot Rexha rrëfen në ‘Shqipëria Live’ kërcënimet dhe bisedën me babanë e Eduard Kuçit pas përplasjes

Labinot Rexha ka ndarë detaje të tjera lidhur me konfliktin mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Shqipëria Live’, të moderuar nga Sidorela Gjoni, këngëtari tregoi se pas përplasjes kishte tentuar të kontaktonte babanë e Kuçit. Sipas tij, ai nuk pranoi të fliste për ngjarjen.

Të lidhura

None found

“Mora përsipër të flisja edhe me babanë e Edit, por ai nuk donte të komentonte. Më tha: ‘Të lutem, për këtë çështje mos më telefono më.’ Ata nuk e pranojnë, por unë i lutem Zotit që kjo të jetë hera e fundit, sepse e keqja vjen shumë shpejt. Nuk mendoj se Jozi është djalë i keq, por edhe Edi, nëse qëndron dy minuta me të, të thotë fjalë të mira. Jemi bërë shokë dhe ai të jep shpirtin e zemrën. Ngjarja ka prekur babanë e Edit dhe familjen e tij. A e di sa kërcënime kam marrë unë, sepse herë kam qenë me njërin dhe herë me tjetrin? Shpresoj që të dyja palët të pajtohen sa më shpejt. Më pyesin pse e mbështes Edin. Unë i njoh të dy, edhe Edin edhe Jozin, pasi kam kënduar me të”, deklaroi Rexha.

Këngëtari foli gjithashtu për një Insta-Story të publikuar disa ditë më parë, ku kishte bërë të ditur se ishte kërcënuar nga disa persona.

Ai sqaroi se kërcënimet lidhen me një mosmarrëveshje të vjetër për pronësinë, mes familjes së tij dhe një fqinji.

“Është një problem i hershëm që lidhet me pronësinë me një komshi. Bëhet fjalë për rreth 2-3 metër katrorë. Sa herë mbeten pa para, ata më provokojnë mua. Gjithmonë veprojnë kështu. Më shanë mua dhe nënën time me fjalë banale, të ulëta dhe të turpshme. Madje, njëri prej vëllezërve të tyre më goditi pak. Unë telefonova policinë, duke ruajtur maturinë, qetësinë dhe gjakftohtësinë”, rrëfeu këngëtari.


Shtuar 9.09.2026 16:35

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetJojobet Giriş