Flick i bindur: Lamine Yamal e meriton “Topin e Artë

Hansi Flick shprehu bindjen e tij se Lamine Yamal duhet të shpallet fitues i “Topit të Artë”.

Të lidhura

None found

Trajneri i Barcelonës dha këtë vlerësim pas triumfit 5-1 ndaj Feyenoordit në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve, ku talenti spanjoll realizoi edhe një gol të bukur nga goditja e lirë.

Kur u pyet nëse 19-vjeçari e meriton çmimin prestigjioz individual, Flick nuk la vend për dilema.

“Yamal ‘Topi i Artë’? Sigurisht. Ai është lojtari im, është lojtar i Barcelonës dhe gjithashtu mendoj se e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’”.

“Për mua, kjo është diçka e mrekullueshme. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mund ta shihni këtë në çdo ndeshje. Ai është special”.

“Askush tjetër nuk është si ai dhe mendoj se e ka merituar”, përfundoi Flick.

Yamal është mes 30 futbollistëve të përfshirë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë” të këtij viti, ndërsa fituesi i çmimit do të përcaktohet në tetor.

Barcelona e nisi me forcë fushatën evropiane, duke mposhtur Feyenoordin 5-1 në Camp Nou.


Shtuar 9.09.2026 23:43

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahis