Kirurgia plastike Senera Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, me moderatore Bieta Sulon, ku ndau detaje ekskluzive nga jeta e saj.
Të lidhura
None found
Ajo tregoi se ngjarja kishte ndodhur kur ishte vetëm 7 vjeç, në oborrin e shtëpisë së gjyshes në Cërrik. Aty, për herë të parë, u përball me pamjen e gjakut.
“Mami u plagos nga një plumb qorr, nuk e harroj kurrë oborrin e larë me gjak”, rrëfeu Hoxha.
Gjatë bisedës, kirurgia plastike foli edhe për aspekte të jetës së saj personale. Ajo u shpreh se e konsideron veten një luftëtare dhe nuk e ka parë asnjëherë veten në rolin e viktimës.
“Besoj ende në dashuri, natën e bëj gjumin rehat dhe jam e ngopur me komplimente”, deklaroi Senera Hoxha gjatë intervistës.
