Sportingu përmbys Galatasarayn me tri gola pas pushimit

Sportingu i Lisbonës triumfoi 3-1 ndaj Galatasarayn, në një takim ku epërsia e skuadrës portugeze u bë e dukshme veçanërisht gjatë fraksionit të dytë.

Galatasaray e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e pestë pas autogolit të Gonçalo Inacios. Sportingu gjeti rrjetën në minutën e 19-të me Luis Suarez, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Të lidhura

None found

Barazimi për Sportingun erdhi në minutën e 27-të. Geny Catamon reagoi shpejt brenda zonës pas një topi të kthyer dhe vendosi shifrat 1-1. Në pjesën e mbetur të fraksionit të parë nuk pati ndryshim rezultati.

Pas rikthimit nga pushimi, Sportingu mori kontrollin e lojës dhe u tregua më produktiv para portës. Luis Suarez shënoi golin e përmbysjes në minutën e 57-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Rodrigo Zalazar Martinez realizoi një goditje të lirë spektakolare për 3-1.

Galatasaray u përpoq të reagonte duke kryer zëvendësime, por përpjekjet nuk sollën ndryshimin e rezultatit. Sportingu administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit dhe siguroi një fitore të rëndësishme 3-1.


sultanbeyli escortiptvHoliganbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetSüperbetinJojobetJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerCratosroyalbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahis