Dy konkurrentët e “Përputhen 40” të cilët dolën çift nga emisioni me të tjerë persona, po bëjnë xhiron e rrjetit teksa shkëmbejnë një puthje në buzë LIVE në Instagram.
Bëhet fjalë për Gilbertën e cila I dha fund lidhjes me Ilirin, dhe Çimit i cili i dha fund lidhjes me Stelën.
Gilberta dhe Iliri po konsumonin një drekë së bashku dhe ndërkohë kanë qenë në një video LIVE në Instagram me Linditën.
Çimi papritur ka puthur në buzë Gilbeërtën dhe kjo e fundit e ka shoqëruar me të qeshura dhe gëzim si për të thënë që puthja i shijojë shumë. Por ndryshe ka vepruar në Instagram ku ka marrë kritika të shumta.
“Pse e le Çimin të të puthe?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.
“Nuk më puthi, ishte një shaka e ekzagjëruar. Unë dhe Çimi ishin shok që në fillim të emsionit dhe vazhdojmë të jemi shokë”, është përgjigjur Gilberta./albeu.com/