Me çantat plot me kanabis drejt Greqisë, bien në pranga 3 të rinjtë shqiptarë në Kapshticë

Policia kufitare ka sekuestruar 44 kilogramë kanabis në zonën e Kapshticës në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Aksioni ka ndodhur ditën e sotme dhe në pranga kanë rënë 3 shtetas me origjinë shqiptare.

Ata u kapën në flagrancë me dy çanta të mëdha me lëndën narkotike në krahë.

Dy të arrestuar janë 27 vjeç, ndërsa njëri 26. Ndaj këtij të fundit u konstatua se ishte në fuqi edhe masa e ndalimit të hyrjes në kufijtë e zonës Shengen.

Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej Departamentit të Anti Drogës së Kosturit, për zbardhjen e gjithë skemës të trafikimit të lëndëve narkotike që kryhej prej grupit.