Një përplasje rrugore ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në segmentin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në Spitalin e Pogradecit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Të lidhura
None found
Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.







