Pushime jashtë Shqipërisë me të dashurin, ndjekëset nxjerrin “zbuluar” vajzën e ish-deputetes (FOTO LAJM)

Vajza e Albina Dedës, ish deputetes së PD-së, Ada Deda ka marrë një vëmendje të frikshme në rrjet dhe në mediat rozë dhe rrjeshimisht publiku ka mjaft interes për jetën e saj private. Bukuroshja ka pranuar në çdo intervistë se është e dashuruar, por ajo ka mbajtur në fshehtësi të plotë identitetin e djalit që i ka “vjedhur” zemrën.

Por në pushimet e saj të fundit në Barcelonë, Ada paska qenë me partnerin e saj dhe këtë ja zbuluan ndjekëset në Instagram.

Bukuroshja është mjaft aktive në Instagram ku së fundmi ka bërë një bisedë virtuale dhe jo vetëm një, por disa vajza kanë treguar se e kanë parë në avion gjatë udhëtimit me partnerin dhe nuk kanë munguar as komplimentat për çiftin duke i bërë të tjerët edhe më kurioz për të dashurin e vajzës s ëish-deputetes./albeu.com/


Shtuar 18.09.2021 14:37