Prej 3 ditësh i bllokuar në nëntokë, asnjë shenjë nga minatori në Bulqizë

Prej mesditës të së mërkurës, minatori Muharrem Plaku është mbllokuar pas një shembjeje të masivit mineral, dhe akoma nuk ka asnjë shenjë jete nga ai.

Prej më shumë se 72 orësh po punohet për nxjerrjen e materialit të shembur në thellësi prej 450 metrash në këtë galeri kromi.

Grupet e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera, së bashku me minator të firmës por edhe subjekteve të tjera kanë nxjerr nga nëntoka 300 m3 material, por nuk e kanë gjetur akoma minatorin./albeu.com

 

 


Shtuar 18.09.2021 14:35