“Pse nuk lë mjekër?”, Bearti i kthen ndjekësve përgjigjjen epike

Beart Rexhepi është një nga personazhet që bëri më shumë bujë në “Për’puthen” pas lidhjes e ndarjes me Tean në një kohë relativisht të shkurtër. Dhe fama e ndjek kudo, ish-konkurrentin e emisionit të dashurisë, sidomos në Instagram.

I riu nga Kosova ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale. Një moment gazmor ishte kur njëri prej tyre e pyet:”Pse nuk e lë mjekrën? Provo ndonjëherë do ta ndreqë bukurinë akoma”.

Dhe përgjigjia epike e Beartit ishte:

“Jo se tani më bini msysh. S’më del more s’më del. Testosteroni i gjjthi me muskuj. Kam pak, po për pak fare e heq fare”.

Kujtojmë se ish-konkurrenti ka tërhequr shumë vëmendjen me fizikun e tij gjithë muskuj pasi ushtrohet rregullisht në palestër.


Shtuar 22.04.2021 15:17