Vrasja e Indrit Çelës, gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi

Ditën e sotme Gjykata ka dhënë vendimin për vëllezërit Kusi, të akuzuar për vrasjen e teknikut 26-vjeçar të kondicionerëve Indrit Çela.

Burimet se Griseldo Kusi është dënuar me 12 vite burg, ndërsa vëllai i tij Albano Kusi me 2 vite burg.

Kush janë dy vëllezërit Kusi:

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtorë për vrasje dhe kanosje. Albano Kusi, në moshën 19-vjeçare ka vrarë kushëririn e tij, Shkëlqim Nozllin, dhe trupin e tij e la në Sauk. Ndërkohë, në po të njëjtin vit, edhe Griseldo Kusi është dënuar me 8 muaj burg, që i është konvertuar në shërbim prove, pasi ka goditur me qytë arme dhe ka kanosur një shtetas për t’i marrë lekët që ai i kishte borxh të atit të tij, Bujar Kusi. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 15:14