Prej dy ditësh dhe dy netësh 14 VIP që janë tashmë banorë të “Big Brother” po njihen më njëri tjetrin para gjithë shqipërisë dhe si duket kanë filluar debatet e para, krisjet, por madje edhe pjesa e preferuar e publikut, çiftet.
Në një moment Beniada Nishani, modelja e cila për publikun shqiptar njihet gjerësisht sei mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, është pyetur për mashkullin që i përshtatet dhe tiparet e tij dhe ajo ka bërë një krahasim me Ardit Çunin me të cilin duket se ka patur më shumë afrimitet këto dy ditë.
“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjesht”, është shprehur ajo ndërkohë që Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe askush nuk ka kundërshtuar./albeu.com/
View this post on Instagram