Fifi do të bëhet nënë për herë të parë dhe po e shijon shumë këtë periudhë në pritje të ëmbël. Lajmin e shtatzënisë AlbEu e bëri të ditur i pari, ndërsa më vonë vetë këngëtarja e konfirmoi gjatë Festivalit të Këngës.
Mësohet se Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël, sipas Panormana Plus.
Së fundmi, Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.
“Lumturia ma e madhe … shkelmat edhe grushtat e tu bebi jem”, shkruan Fifi.