Për çfarë zihet më shumë me Amin? Ermal Mamaqi në pozitë të vështirë

Ermal Mamaqi u intervistua dje nga fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan”.  Por “harron” që disa të vërteta s’mund të fshihen përballë fëmijëve të Piter Panit. Kështu që edhe sonte, Ermali “u bë me djersë” nga sikleti i pyetjeve që iu bënë.

Mes shumë pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, Ermali e kishte të vështirë të përgjigjej sinqerisht në gjithçka. Megjithatë, pyetjen për “sherret” me Amin nuk e anashkaloi.

Kështu, pyetjes për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin:

“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”,– tha Ermali me gjithë sikletin që ndiente duke u rrëfyer përballë fëmijëve.