Pasi mësoi se kënga e preferuar e Ajkës është “Nina”, Flori i bën një premtim publik (FOTO+VIDEO)

Një ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere është dhe do të jetë ajo e Flor Mumajesit, Klajdit dhe Brunos që mban titullin “Nina”. Një bashkim forcash si ky mes tre artistëve më në zë të momentit nuk kishte si të mos sillte një super sukses.

“Kënga e preferuar e Ajkës”, ka shkruar artistja.

Kantautori nuk ka vonuar shumë dhe i ka dhënë një premtim publik Xhensilës se shumë shpejt e vogla e saj do ta këndojë bashkë me to këtë këngë.

“Ja se një ditë do e këndojë bashkë me lalat”- ka shkruar ai.

Djemtë nuk do të ndalen me kaq, sepse shumë shpejt duket se do të vijë një version i dytë i “Nina”. Flori ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se në studion e “ThreeDots” është duke punuar këngëtarja e famshme shqiptare, Anxhelina. Ajo shfaqet duke kënduar para mikrofonit, teksa Bruno punon me muzikën nga ana tjetër.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Anxhelina u rikthye në muzikë pas një mungese të gjatë. Kohë pas kohe ajo ka publikuar disa këngë, që janë pritur mjaft mirë si nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj.

Shtuar 15.07.2021 17:53

Tags: , ,