Pasi deklaroi në BBVK se fiton të ardhura të majme nga OnlyFans, Linda Halimi vjen me një video provokuese në rrjetet sociale

Linda Halimi ka konfirmuar se është pjesë e platformës OnlyFans, një vend virtual për të rritur që lejon përmbajtje më të guximshme.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ky veprim i saj u bë temë diskutimi mes banorëve të tjerë, por Linda ka mbajtur qëndrimin që ndjehet e rehatshme dhe e lumtur me veten dhe me zgjedhjet që bën.

Këngëtarja, e cila tashmë jeton prej vitesh në Amerikë, ka ndarë informacionin se nga ky aplikacion përfiton 10 mijë euro në muaj.

Foto: Linda Halimi

Pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo ka rritur edhe më shumë prezencën e saj në rrjete sociale. Së fundmi, Linda ka ndarë një video mjaft të nxehtë në TikTok, ku shfaq linjat e saj trupore në formë të shkëlqyer.

Duke u paraqitur e veshur vetëm me bikini, këngëtarja nuk heziton të tregojë linjat e saj provokuese, duke i ekspozuar me shumë guxim dhe besim në vetvete. Në mbishkrimin e videos, e cila është cilësuar si “Magnet”, Linda ka lënë të nënkuptohet se ka ndikim të fortë dhe tërheqës tek ndjekësit e saj.

Megjithatë, mbetet në pikëpyetje nëse përmbajtja që Linda poston në TikTok është e ngjashme me atë që ofron në OnlyFans, apo në platformën për të rritur ajo zbulon më shumë nga vetja. Këtë e di vetëm Linda dhe ndjekësit e saj më të devotshëm.


Shtuar 24.01.2024 14:27