Pas skandalit me Chiara Ferragni, Italia vendos rregulla të rrepta për influencerat kur postojnë në rrjetet sociale

Influencerat italianë dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjeve të mediave sociale së shpejti mund të jenë të detyruar të ndjekin të njëjtat rregulla si mediat tradicionale kur postojnë përmbajtje në internet. Aktivitetet e ndikuesve do të monitorohen nga Agjencia Italiane e Komunikimeve (AGCOM), raporton Bi-Bi-Si.

Rregullat fillimisht do të zbatohen për influencuesit me më shumë se një milion ndjekës.

“Le të fillojmë me të mëdhenjtë, por edhe të tjerët do të duhet të përshtaten”, tha kreu i AGCOM, Giacomo Lasorella, për gazetën “La Repubblica”.

Udhëzimet e propozuara vijnë me një sërë rregullash të reja që parashikojnë dënime të rënda për influencuesit që nuk publikojnë në mënyrë të qartë bashkëpunimet me markat dhe interesat komerciale, me gjoba deri në 250,000 euro.


Shtuar 18.01.2024 17:01