Pas shumë muajsh, Victoria dhe David heqin dorë nga Amerika për Mbretërinë e Bashkuar

Pas spekulimeve se Victoria dhe David Beckham do të jetonin përgjithmonë në Amerikë, çifti janë rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Dyshja kanë kaluar 4 muaj në SHBA pasi fluturuan drejt Floridas gjatë Krishtlindjeve së bashku me fëmijët e tyre të vegjël, Romeo, Cruz dhe Harper.

Victoria ishte ajo që i bëri të gjithë të dyshonin se jetën e tyre ata do e kalonin në Amerikë, pasi postoi në Instagram: “E dua Miamin! Ky vend është gjithçka”.

Por duket se tashmë David është rikthyer në shtëpi dhe familja e tij thjesht shijoi pak kohë nga moti i ngrohtë i Miamit dhe për t’u relaksuar nga kufizimet e Covid-19. Mediat bëjnë të ditur se ata kanë fluturuar në fshehtësi sërish në Angli, për të jetuar në rezidencën e tyre luksoze, që kushton plot 6 milionë paund.  Burimet kanë thënë se familja Beckham e shijoi shumë qëndrimin në SHBA, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre. Gjithashtu i njëjti burim ka thënë se periudha e izolimit ka përfunduar për ta dhe fëmijët janë gati të rikthehen në shkollë.

I vetmi që nuk ka ndërmend të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga familja Beckham është Brooklyn. 22-vjeçari u zhvendos në Miami vitin e shkuar për të qenë pranë të fejuarës së tij, Nicola Peltz.