PS gati të shkarkojë Metën, nisin të hënën procedurat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se PS do të nisë ditën e hënë procesin e shkarkimit për Presidentin Ilir Meta.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Balla.

Në anën tjetër, zëdhënësi i kreut të Shtetit,  Tedi Blushi ka konfirmuar se  një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe Meta do të vijojë të mbajë postin e presidentit.


Shtuar 28.04.2021 15:00