Pas intervistës së bujshme me Bleron, Afrona Dika paralajmëron diçka të re

Blogerja shqiptare, Afrona Dika, bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve pas publikimit të intervistës me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin.

Në këtë intervistë, ata folën për ndarjen e tyre dhe për arsyet që çuan deri në këtë.

Kjo video, e cila ndodhet në YouTube, ka marrë plot 400 mijë shikime për vetëm një jave.

E së fundmi, ajo ka paralajmëruar për diçka të re fansat, ndonëse nuk ka zbuluar detaje.

“A çka ju pret, çka ju pret. Projekti tjetër”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Afrona tha në një intervistë tjetër se nuk do të ribashkohet me Bleron.

Secili po vazhdon me jetën e tyre, artisti me angazhimet në muzikë, gjersa prezantuesja me ‘podcast’.


Shtuar 3.07.2024 15:59

Tags: ,