Pas eliminimit nga ferma, reagon për herë të parë Gloria Meshi

Gloria Meshi, është një prej konkurrenteve të formatit “Ferma VIP” rrugëtimi i së cilës mbaroi në spektaklin e shkuar.

Së bashku me Valerin, ata humbëm sfidën përballë dy konkurrentëve të tjerë më pak të preferuar, Xhesikës dhe Florit dhe u eliminuan prej lojës.

Sakaq pak momente më herët ka ardhur një reagim nga Gloria e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale falenderon gjithë mbështetsit e saj dhe në veçanti produksionin e “Ferma VIP” që i dha mundësinë të ishte pjesë e atij formati.

Sakaq rikujtojmë që Agai mori vendimin që askush prej të eliminuarëve nga sfidat nuk do të kishte më mundësinë të shkonte në ishull dhe të ishte publiku ai që do të vendoste për rikthimin e tij/saj në fermë ose jo.


Shtuar 29.05.2024 17:44