Partnerja e tij feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea emocionon me urimin: Sa i bekuar jam (FOTO LAJM)

Anila dhe Ardit Gjebrea janë një ndër çiftet më të komentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar. Dyshja na ka dëshmuar herë pas here shembullin perfekt të një marrëdhënie ideale në çift, si dhe në familje.

Sot në këtë familje të bukur ka festë pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga Ardit Gjebrea për gjysmën e tij më të mirë. Krahas një buqete shumë speciale me trëndafila të bardhë që kanë formuar një zemër, Arditi shkruan:

“Tak Tak! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam që në një ditë si kjo, erdhe në këtë botë për mua e për fëmiët tanë. Të të them se nëse ka jetë të tjera, i lutem Zotit të të kem në çdo jetë timen”.

Urimi nuk ka munguar as nga djali i saj, Joni që tashmë është pjesë e jetës publike.

“Të dua sot, nesër dhe përgjithmonë, Gezuar ditëlindjen”, shruan Joni./albeu.com/