Vëmendjen gjatë takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putinit në Shenzhen e tërhoqi kufizimi i ashpër i pranisë së gazetarëve.
Në hapësirën ku u mbajt takimi u lejua vetëm një kamerë televizive, ndërkohë që dy presidentët kishin pranë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë.
Të lidhura
None found
Krahas Trump qëndronin sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, teksa Putin shoqërohej nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.
Ky ishte takimi i tyre i tetë ballë për ballë, pas atij të zhvilluar në Alaskë në vitin 2025, kur bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk arritën një marrëveshje zyrtare.







