Krejt papritur Tuna Sejdi zbuloi ditën e djeshme se është bërë nënë për herë të dyte dhe kjo ishte mjaft surprizuese për të gjithë pasi 9 muajt e shtatzënisë u mbajtën në fshehtësi të plotë.
Por pas lajmeve se marrëdhënia e saj me Patrisin nuk është e mirë të gjithë ishin në dyshime për babain e djalit të dytë, Zen. Ishte vetë Patrisi i cili publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:
“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.
Me këtë reagim të tij, Patrisi iu dha një përgjigjje të gjithë aluduesve.
Në rrjetet sociale të këngëtares pati shumë urime dhe fjalë të ëmbla, por nuk munguan as ofendimet dhe ato të tipit “me kë e ke fëmijën?”.
Ishte komenti i një ndjekësi në postimin e Tunës në “Facebook”, ai që nxiti një debat mjaft të fortë në rrjet.
“Shpalle konkursin”.
Mesa duket Patrisi nuk është duruar dot dhe ka reaguar rëndë duke ka shpërthyer në sharje ndaj komentuesit.