Odisea” e Christopher Nolan kthehet në fenomen në Greqi, 71% e publikut e vlerëson pozitivisht

“Odisea”, filmi i realizuar nga Christopher Nolan, ka marrë përmasat e një dukurie kulturore në Greqi. Përveç suksesit në kinema, produksioni ka nxitur diskutime të shumta mbi mënyrën se si epopeja e Homerit është përshtatur për ekranin.

Të lidhura

None found

Të dhënat e një sondazhi të ri nga Kapa Research tregojnë se rreth 90% e grekëve kanë dëgjuar ose kanë njohuri për filmin. Ndërkohë, 48% deklarojnë se janë përfshirë tashmë në biseda dhe debate rreth tij.

Në rritjen e interesit të publikut ka ndikuar ndjeshëm edhe fama e regjisorit britanik Christopher Nolan. Popullariteti i tij arrin në 64% mes publikut të përgjithshëm, ndërsa te personat që e kanë ndjekur filmin në kinema shkon në 90%.

Mes atyre që e kanë parë “Odisean”, 71% shprehen shumë ose mjaft pozitivisht për filmin. Vlerësimin më të lartë e kanë marrë efektet vizuale, me 86%, të ndjekura nga interpretimet e Matt Damon dhe Anne Hathaway, të cilat janë çmuar pozitivisht nga 85% e publikut. Për regjinë, përqindja e vlerësimeve pozitive është 81%.

Më të rezervuara janë qëndrimet ndaj përshtatjes së vetë eposit homerik. Vetëm 48% e të anketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht mënyrën se si vepra është sjellë në ekran.

Sondazhi evidenton gjithashtu pritshmëri të larta për ndikimin e filmit në imazhin dhe turizmin e Greqisë. Nga personat që e kanë parë, 79% mendojnë se produksioni shërben si një promovim i rëndësishëm ndërkombëtar për vendin, kurse 75% besojnë se ai do të kontribuojë në shtimin e turizmit.

Sipas 72% të të pyeturve, filmi mund t’i afrojë brezat e rinj me letërsinë e lashtë greke. “Odisea” ka sjellë sërish Homerin edhe në bisedat familjare: 36% thonë se pas shikimit të filmit kanë diskutuar me familjarët për veprën e tij, ndërsa 31% kanë krahasuar produksionin me tekstet origjinale.

Zgjedhja e Lupita Nyong’o për të interpretuar Helenën e Trojës është ndër temat që kanë shkaktuar debatet më të mëdha. Në opinionin e përgjithshëm, publiku ndahet në mënyrë të barabartë, pasi 46% e konsiderojnë këtë përzgjedhje pozitive ose neutrale dhe po aq, 46%, e shohin negativisht.

Qëndrimi ndryshon mes personave që e kanë parë filmin, ku pranimi i kësaj zgjedhjeje arrin në 62%. Po ashtu, 57% e pjesëmarrësve në sondazh tregohen të hapur ndaj interpretimeve më të lira të historisë dhe mitologjisë së lashtë.

Ndarja mbetet pothuajse e barabartë edhe për raportin mes krijimtarisë artistike dhe besnikërisë ndaj burimit. Lirinë e autorit e mbështesin 40% e të pyeturve, ndërsa 39% parapëlqejnë që përshtatja t’i qëndrojë më pranë veprës origjinale të Homerit.

Kapa Research e realizoi sondazhin në periudhën nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026. Në të morën pjesë 1.575 persona nga 13 rajonet e Greqisë, mes të cilëve 238 e kishin parë filmin.


Shtuar 13.08.2026 21:45

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomzumabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet