“Nusja ime”, Sara harron Atdheun, në lidhje me djalin misterioz? (FOTO LAJM)

Sara dhe Atdheu u ribashkuan pak ditë më parë, mirëpo sot janë ndarë sërish. Nuk dihet nëse zënkat në marrëdhënien e tyre janë vërtetë kaq të shpeshta apo nëse është e gjitha një lojë për vëmendje, por diçka është e sigurt: dyshja dinë si ta bëjnë lëmsh rrjetin.

Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale, madje Sara është parë shumë e afërt në shoqërinë e një djali tjetër. Ajo ka publikuar në Instastory një video pranë tij, mirëpo pa ia zbuluar identitetin.

Personi misterioz ia ka vendosur dorën në qafë, ndërsa ish-konkurrentja e ka shoqëruar videon me një zemër të bardhë. Për më tepër, në fotot e fundit të Sarës, dikush (i cili dyshohet të jetë personi në video) i ka komentuar “O nusja ime” dhe ajo i ka replikuar me një zemër.

Shtuar 18.06.2021 16:08