Ledjana e “Përputhen” ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bashkë me Kristën, Tean, Fatmën dhe Olesian ato kanë luajtur ruletën e telefonit.
Një ndër dënimet për Ledjanën ishte: Dërgoji një mesazh Antonelës dhe kërkoi një takim.
Fillimisht Ledjana ngurroi duke thënë se e ka bllok Antonelën, por më pas i ka nisur një mesazh nga adresa e punës, ku i shkruan se ka ardhur koha që të lënë mënjanë të gjitha inatet dhe se ka parë një intervistë që është shprehur se mund të jenë edhe shoqe.