Një moment aspak i këndshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pas darkës së Festës së Pavarësisë në “Big Brother VIP”. Në rrjet është përhapur një video ku Sabiani shfaqet duke gjuajtur të pasmet e Beniadës.
Ndjekësit në rrjetet sociale hedhin akuza se këngëtari e ka ngacmuar edhe më tej modelen, e si pasojë është dashur që të ndërhyrë Iliri që situata të qetësohej.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Sabiani e gjuan Beniadën në të pasme, ndërsa kjo e fundit dëgjohet duke i thënë: “Mos ma prek sumën”.
Nuk përjashtohet mundësia që këngëtari të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë që në sfond duket dhe aktori Donald Veshaj, i cili dëgjohet duke thënë: “Shhhhshhh”.
Biseda:
Beniada: Mos më prek sumën Sabian
Sabiani: Po e vure b***** para b***** time do e prek, se nuk do ta kap me hundë!
Kjo situatë u komentua paksa mbrëmjen e djeshme, ku Antonela e përmend faktin e gjuajtjes në të pasme, por pa përmendur emra. Ajo tha situatën në momentin kur Beniada u ndie keq kur Iliri i tha “kujdes plastikën”. Në fakt balerini ishte në misionin që “Vëllai i Madh” i kishte caktuar, nuk ishte mendimi i tij personal, por Beniada nuk e dinte këtë detaj.