Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për raportet me Luizin dhe Kiarën pas përfundimit të Big Brother Vip Albania.
Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” ajo tha se nuk është takuar me asnjërin prej tyre, pasi të dy janë të angazhuar, por shtoi se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit.
Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.
“E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin.
Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.”, tha Efi.