Në një lidhje me Noizyn? Loredana flet hapur dhe sqaron të gjitha aludimet

Loredana Zefi dhe Noizy të cilët sollën së fundmi hitin e verës “Heart Attack”, kohët e fundit përfliten për një romancë mes tyre. E gjitha kjo pasi Cllevio, i cili ka një rivalitet të hapur me Noizy-n, bëri një deklaratë të fortë për ta.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti.

Reperi i ka bërë këto aludime përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn dhe si duket kjo gjë ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes reperit dhe Mozzik.

Loredana na i ka sqaruar më në fund të gjitha. Ajo tregoi se dyshja janë njohur nga Blerim Destani, por nuk përmendi asnjë nga aludimet për një lidhje pasi tha se me Nozyn kanë vetëm një shoqëri të mire.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha Loredana.

E ndërsa për jetën personale, Loredana tha se për momentin është single por mbetet e hapur ndaj një martese dhe një fëmije tjetër.

“Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, përfundoi ajo.


Shtuar 23.07.2022 11:03