Në mëdyshje mes dy emrave/ Kush do eliminohet sipas Eglës dhe Lidit?

Përveç Lidit, Eglës, Heidit dhe Romeos, të gjithë banorët e tjerë janë në nominim dhe njëri prej tyre do të eliminohet spektklin e nesërm.

Gjatë një bisede me Lidi, Egla e pyeti banorin se kush mendon që do të dalë të shtunën nga shtëpia. Sipas animatorit, më shumë të rrezikuar janë Françeska Murati dhe Graciano Tagani, sepse Liam Osmani dhe Jetmir Salaj akoma nuk e kanë mbyllur debatin me çiftin Heidi-Romeo.

“As Meritoni tani nuk ka më asgjë! As Rikja s’ka më asgjë, as Roza s’ka më asgjë”- tha Egla duke treguar se më të rrezikuar nga eleminimi janë këta banorë sesa pjesa tjetër.

Biseda:

Egla: Kush do të dalë nesër athua, të shtunën?

Lidi: Unë jam më shumë mes Françeskës dhe Gracianos, sepse Graciano bërtiste dhe thoshte se kam për lojë

Egla: Nuk është gjëkundi as Graciano

Lidi: Nuk është se ndoshta Liami edhe Jetmiri qëndrojnë për të zhvilluar atë që nisën se akoma nuk është mbyllur. Heidi dhe Romeo akoma si kanë falur, ndërsa Graciano dhe Françeska…

Egla: As Meritoni tani nuk ka më asgjë! As Rikja s’ka më asgjë, as Roza s’ka më asgjë

Lidi: As Roza, por unë po them Garciano dhe Françeska se janë më pa…


Shtuar 12.04.2024 11:43