Flori i revoltuar ndaj Valerit: Çohu dil jashtë!

Valeri u bë përsëri pjesë e garës në spektaklin e djeshëm, një vendim ky i marrë prej publikut të cilët me votat e tyre bënë të mundur rikthimin e Valerit në fermë.

Sakaq një debat i ashpër ka ndodhur në fermë mes Florit dhe Valerit, pasi ky i fundit kërkoi të flinte në shtratin e tij, që pas largimit u zu nga Gledis.

Situata e krijuar mes Gledis dhe Valerit, shqetësoi Florin, i cili i kërkoi me tone të ashpra Valerit të dalë nga dhoma.

Sakaq disa prej fermerëve kanë komentuar sot përplasjen e dyshes teksa thonë:

Ditea: Ua, sa jam trembur kur bërtiti Flori, se isha tek pasqyra.

Çiljeta: Mendova mos kapeshin me duar.

Albano: Nuk kapen aq kollaj me duar unë.

 


Shtuar 11.05.2024 11:52