Biznesmeni Naim Meta zgjidhet kryetar i degës së PD për Elbasanin

Biznesmeni Naim Meta është zgjedhur Kryetar i degës së PD për Elbasanin.

Në fund të procesit të numerimit ai kishte 103 vota përballë rivalit të tij Bledar Xhindi, që mori 37 vota.

Partia Demokratike zyrtare mbajti sot zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së Elbasanit.

Kreu në detyrë, Eugen Isaj nuk ka rikandiduar për një mandat tjetër në krye të demokratëve lokalë./albeu.com


Shtuar 11.05.2024 16:33