EMRI/ Punëtori i ndërtimit humbi jetën në vendin e punës, shoqërohen në polici dy shtetas

Një tjetër aksident në punë me pasoje vdekjen ndodhi këtë të shtune në Shëngjin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13 e 30 minuta ne zonën e Kunes, ndërsa viktimë mbeti Preng Gjoni rreth 50-vjeç.

Gjatë punës u shkëput një dërrase e cila e goditi në koke dhe si pasojë e plagëve të marra, mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërsa burime nga urgjenca e spitalit thanë se u la në derën e spital nga një person i cili më pas u largua.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti në pune.

Nga te dhënat praprake bëhet e dije se punëtori ishte i siguruar dhe objekti ishte i pajisur me leje ndërtime, ndërsa po verifikohen kushtet e sigurisë në pune. Ky është aksidenti i dyti që ndodh në harkun kohor të dy ditëve Shëngjin.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, janë shoqëruar dy persona në lidhje me këtë ngjarje.

‘Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.’, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Mëngjesin e së enjtes 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin. Viktima ra nga lartësia, pasi ju shkëput vinçi që po e montonte, ndërsa pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezultoi se 28 vjeçari punonte ne te zeze dhe dy katet e fundit te pallatit po bëheshin pa leje. Për ketë ngjarja policia shpalli në kërkim 3 persona dhe 1 tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lire.


Shtuar 11.05.2024 15:27