Ndryshimi i “frikshëm” i Selena Gomez, të gjithë në dyshime nëse duket bukur (FOTO LAJM)

Ne nuk e dimë sa ju pëlqejnë ndryshimet sidomos kur jeni mësuar për vite të tëra ta shihni Selena Gomez brune. Megjithatë së fundmi këngëtarja ka vendosur të kthehet në një bionde platin.

“Ajo i mban zakonisht afër natyrales, por kësaj here ishte për një ndryshim të madh. Kjo bionde është unike për të dhe ne u përpoqëm ta balancojmë ngjyrën edhe me tonin e lëkurës së saj”, kanë thënë stilistët e saj, Nikki Lee dhe Riawna Capriz.

Me siguri 222 milionë ndjekësit e Selenës në Instagram do ta kenë jo të thjeshtë të mësohen me pamjen e re të saj.


Shtuar 24.04.2021 15:47