Ndryshe nga hitet e tjera, Arilena dhe Noizy publikojnë duetin që i mungonte kësaj vere (VIDEO)

Ashtu siç lajmëruan dhe konfirmuan dy ditë më parë, Arilena Ara dhe Noizy kishin rezervuar për këtë verë një super duet. Artistët kanë publikuar sot videoklipin e “Murderer”, një këngë që është pritur mirë nga publiku që në minutat e para të lançimit. Pjesë e klipit nuk është vetëm reperi e këngëtarja, por edhe disa aktorë të tjerë rreth të cilëve “rrotullohet” ngjarja. Kënga flet për një lidhje toksike, ku partneri është “vrasës” i zemrës së vajzës e pavarësisht kësaj, ajo vazhdon ta dojë.

Bashkëpunimi i dyshes është pjesë e albumit të parë muzikor të Arilena Arës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj dhe projekti është publikuar në kanalin e saj në Youtube. Albumi mban titullin “POP ART” dhe do të publikohet së shpejti.


Shtuar 10.07.2021 10:56