Genta Ismajli bëri me dije vetëm pak javë më parë se ëhstë në pritje të binajkëve, një vajze dhe një djali. Këngëtarja e shoqëroi këtë lajm me foto shumë të këndshme në profilin e saj në Instagram dhe pikërisht këto foto u bënë shkak së fundmi për të shqetësuar ndjekësit pasi nuk ndodheshin më në poriflin e saj.
Genta ka reaguar vetëm së fundmi duke treguar se llogaria e saj ishte hakuar dhe keqpërdorur. Ajo ka sqaruar si më poshtë:
“Pas një problemi më Instagramin, ku më sakt Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet. Unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe.
Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen Instagramin. Me dashuri Genta.”/albeu.com/