Seancat ndaj ish-profesorit Xhevat Krasniqi shtyhen pa afat

Nëntë seanca gjyqësore të planifikuara njëra pas tjetrës, të cilat do të shënonin nisjen e procesit ndaj ish-profesorit të Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar.

Të lidhura

None found

Kalendari fillestar parashikonte që seanca e parë të zhvillohej më 22 shtator të këtij viti, ndërsa të tjerat më 28, 29 dhe 30 shtator. Për tetor ishin caktuar datat 1, 5, 6, 7 dhe 8.

Drilon Imeri, avokati i Krasniqit, ka deklaruar për Klan Kosova se gjatë ditës së djeshme gjyqtari i vetëm i çështjes, Bujar Ahmeti, i ka informuar përmes telefonit se shtyrja është bërë “për shkak të kërkesave nga disa palë”.

Nuk janë bërë të ditura arsyet e tjera të vendimit, ndërsa ende nuk ka një datë të re për nisjen e gjykimit.


Shtuar 22.09.2026 08:48

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet