Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Beatrixi kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre. Një vendim ky që ka bërë sot xhiron e mediave rozë.
Për këtë ndarje të bujshme të çiftit të shumëpërfolur të ‘Big Brother VIP’ ka pasur reagime të shumta.
Të lidhura
None found
Një reagim mbështetës për Beatriksën ka ardhur edhe nga Fifi, e cila ka qenë edhe vet pjesë e kësaj shtëpie.
Ndonëse Fifi i ka të dy miq shumë të mirë, përmes një postimi i ka dalë në krah Trixës, e cila sigurisht se nuk do të kalojë situatën emocionale në mënyrën më të lehtë të mundshme.
“Bebi jem, jam këtu” – shprehet Fifi përmes një inserti me momentet më të mira brenda shtëpisë të saj dhe Beatrix.


