“Mu çmend burri”, reagimi i Argjirës për videon mes Gracianos dhe Rikes

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3” banorët luajtën me dënime, teksa Gracianos i ra t’i bëjë një kërcim erotik Rikes.

Menjëherë pasi pamjet u shpërndanë në rrjete sociale, nuk kanë munguar komentet e publikut, teksa një prej tyre shprehet: “Argjira left the chat”, duke iu referuar kështu partneres së Gracianos.

I menjëhershēm ka qenë reagimi i Argjirës, e cila e ka marrë me sportivitet, teksa ka bërë një reagim epik.

“Mu çmend burri”-ka shkruar ajo sipër videos së kërcimit me komentin e ndjekësit.


Shtuar 20.02.2024 19:20