Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi?

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama.
E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve në fermë, ajo i ka bërë thirrje Ramës që ta ndihmojë për kapjen e tyre përmes satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”. Ajo thotë se nëse satelitët punojnë, të lokalizojnë dhe kapin lepujt e saj.

“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin paf, zonën kuadratoje, fap, fap.

Të lidhura

None found

I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, t’i çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, fap, fap, izoloi aty se jam me minus”, u shpreh ajo.

Por, kërkesa e pazakontë e Mozës nuk ka qenë vetëm kjo, pasi ajo ka kërkuar edhe shtatë certifikata identiteti për lepujt nga sistemi e-albania.

“Ej, po me e-albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-albania do shoh unë, fap, fap, fap. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka!

O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha fermerja.


Shtuar 29.04.2026 20:15