Trump zhvillon një bisedë telefonike me Putini, Kremlini: Biseduan për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi ketë të mërkurë një bisedë telefonike miqësore dhe profesionale, e cila zgjati më shumë se 1 orë, me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Mediat shkruajnë se nga Kremlini u bë e ditur se biseda u përqendrua në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht Iranin, por edhe në luftën në Ukrainë. Për Iranin, presidenti rus propozoi ide për programin bërthamor të Iranit, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin.

Të lidhura

None found

Megjithatë, presidenti rus i tha homologut të tij amerikan se ai parashikon pasoja jashtëzakonisht katastrofike nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin përsëri veprime ushtarake në Lindjen e Mesme. Nga ana e tij, Trump beson se një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është afër.


Shtuar 29.04.2026 20:00

Tags: ,