Njësoj si Ana Lleshi ditën e djeshme dhe Mevlani kishte mundësinë e një takimi 4 minutësh midis tij dhe njërës prej vajzave.
Mevlani zgjodhi Efin, e cila pranoi.
Kur u pyet për arsyen ai tha se Efi i duket një vajzë e buzëqeshur edhe solare. Po se nuk mjaftojnë veç komplimentat e duhet ta njohë më shumë.
Kjo zgjedhje e tij nuk i pëlqeu aspak Fjorit, e cila i tha se e zhgënjeu shumë.
Pjesë nga biseda:
Fjori: Ti kur sheh goca të bukura në prapaskenë thua , ti je e bukur, më pëlqen shumë edhe pastaj kur vjen në studio shpreh pëlqim për dikë tjetër?
Mevlani: Siç e thashë komplimentet bëhen për të gjithë, nuk dmth se shprehëm dashurinë.
Fjori: Përmenda unë dashurinë?
Mevlani: Ta ktheva përgjigjen.
Ana: Goca është xheloze Mevlan.
Fjori: Nuk është xhelozi fare se s’kam pikë interesi për Mevlanin, po thjesht është zhgënjim se ndryshe thotë dhe ndryshe bën.
Bora: Çfarë tha ndryshe e bëri ndryshe o Fjor?
Fjori: Jemi takuar dy herë në prapaskenë dhe më ka komplimentuar edhe mendova se vërtetë do më zgjidhte mua. Më pëlqeu takimi juaj, bëre mirë që zgjodhe Efin, kuptova se je tip që zhgënjen, prandaj nuk je përputh e s’ke për tu përputh. Mua arrite të më zhgënjeje.
Efi: Ti kur s’ke interes çfarë ke moj zemër?
Mevlani: Të iku interesi kur zgjodha Efin?
Fjori: Prisja të më zgjidhje mua.
View this post on Instagram