Revolucioni Flamingo prezantohet në Bienalen e Arkitekturës në Roterdam

Bienalja Ndërkombëtare e Arkitekturës në Roterdam, do të mirëpresë Revolucionin Flamingo të Shqipërisë në edicionin që zhvillohet nga 18 shtatori, deri më 29 nëntor 2026.

Kolektivi Artistët dhe Arkitektët Shqiptarë për Revolucionin Flamingo, do të prezantojë instalacionin “Ata thonë ‘Zhvillim’, Ne themi ‘Grabitje Toke’”.

Të lidhura

None found

Përmes kësaj ndërhyrjeje hapësinore, në Bienale do të mbërrijnë zëri, materialet dhe përvoja e lëvizjes së zhvilluar në Shqipëri.

Prej pothuajse 4 muajsh, shqiptarët kanë protestuar çdo ditë në rrugë, në një lëvizje që tashmë njihet si Revolucioni Flamingo. Nisma u nxit fillimisht nga planet për ndërtimin e një resorti brenda një lagune të mbrojtur, ku jetojnë flamingot dhe specie të tjera.

Megjithatë, protesta nuk mbeti vetëm kundërshtim ndaj një projekti të veçantë, por u zgjerua në një revoltë kundër agjendës së zhvillimit të Kryeministrit Edi Rama, e cila, sipas lëvizjes, po favorizon gjithnjë e më shumë elitat në dëm të interesit publik.

Në Roterdam do të ekspozohen materiale të prodhuara në terren nga protestuesit. Mes tyre janë pankarta origjinale të përdorura gjatë demonstratave, me përmasa 10 x 2 m, të cilat aktivistët e Revolucionit Flamingo, i kanë valëvitur përgjatë brigjeve të kërcënuara të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit.

Ekspozita përfshin gjithashtu një tufë flamingosh prej polistireni, të përdorur çdo natë nga protestuesit gjatë demonstratave, si dhe një seri kartolinash nga Shqipëria.

Vizitorët do të ftohen t’ua dërgojnë këto kartolina përfaqësueseve të BE-së, me kërkesën për shfuqizimin e Ligjit 21/2024. Ky legjislacion ka bërë të mundur hapjen e parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura ndaj projekteve të mëdha turistike dhe infrastrukturore.

Përmes pjesëmarrjes në Bienale, kolektivi synon ta përdorë këtë hapësirë dhe kohë si një formë mbështetjeje për lëvizjen, duke e çuar mesazhin e saj përtej kufijve të Shqipërisë.

Pyetja që ngrihet është se si një bienale e arkitekturës mund të mbështesë një lëvizje që, përtej përfaqësimit të saj, po krijon tashmë format e veta të njohurive hapësinore, organizimit dhe rezistencës.

Kolektivi Artistët dhe Arkitektët Shqiptarë për Revolucionin Flamingo (AAAFR), përbëhet nga një grup i hapur artistësh, arkitektësh dhe aktivistësh.

Ai u formua në rrugët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera, përmes përfshirjes së përditshme në protestat që prej nisjes së lëvizjes.

Bienalja Ndërkombëtare e Arkitekturës në Roterdam, është një institucion kulturor që nxit diskutimin mbi çështjet bashkëkohore hapësinore dhe zhvillon edicionet e saj tematike çdo dy vjet.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel