S’e Luan Topi”/ Trevisa Tufa rrëfen rastin e sikletshëm me një futbollist: Nuk më dha më intervistë sepse…

Trevisa Tufa, gazetare sportive, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për rrugëtimin e saj profesional, pasionin për gazetarinë dhe raportin që ka krijuar ndër vite me sportistët që interviston.

Ajo deklaroi se puna nuk i ka humbur asnjëherë kënaqësinë, që nga dita kur ka nisur këtë profesion e deri më sot. Sipas Tufës, intervistat me futbollistët dhe sportistët janë ndër aspektet që i pëlqejnë më shumë në përditshmërinë e saj.

Të lidhura

None found

“Që nga dita e parë dhe deri sot, puna kurrë nuk më ka hequr dëshirën apo të them që u lodha. Vdes të shkoj në punë, të jap lajmet e sportit. Të marr intervista”, tha ajo.

Duke folur për marrëdhënien me futbollistët, gazetarja tregoi se përpiqet të ndërtojë një komunikim sa më të afërt, por gjithmonë brenda kufijve profesionalë. Ajo theksoi se ruajtja e një raporti korrekt është e rëndësishme, pasi një gazetari sportive i duhet të punojë me të njëjtët persona edhe në të ardhmen.

“Me solaritetin tim mundohem t’i bëj njerëzit më të afrueshëm me mua, që kur t’i kërkoj një intervistë tjetër, të mos thonë ‘ja mori prapë kjo në telefon’. Mundohem të jem e njëjta, pa kaluar limitet e punës, nuk shkoj për të shitur mend, por për të bërë punën time. Për të pasur një kontakt edhe në vijim, sepse karriera është e gjatë”.

Gjatë intervistës, Trevisa Tufa ndau edhe një episod kur një futbollist i kishte bërë ngacmime pas përfundimit të një interviste. Ajo sqaroi se raste të tilla i kanë ndodhur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jo gjatë komunikimit drejtpërdrejt përballë.

“Ndodh, por ka një të mirë, sepse përballë nuk më ka ndodhur. Mund ta kem marrë një person në intervistë dhe mund të më ketë shkruar më pas në rrjetet sociale, por jo përballë. Ka pasur raste kur nuk ia kam kthyer ‘ngacmimin’ dhe nuk më ka dhënë më intervistë. Më kanë thënë ‘ok, do marr leje në klub’, i kam shkruar të nesërmen, ngacmimi vazhdoi, dhe kur i shkruajta sërish nuk më ka kthyer përgjigje. Por kjo nuk më ka bezdisur”, u shpreh ajo.


Shtuar 19.09.2026 21:29

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetesbetmarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş