Danielle Peazer, ish-partnerja e këngëtarit të ndjerë të “One Direction”, Liam Payne, ka nisur një etapë të re në jetën e saj personale.
Të lidhura
None found
Kërcimtarja ka bërë të ditur se është fejuar me partnerin e saj, Sonny Jay, fitues i “Dancing on Ice”. Propozimi romantik u realizua mbi një shkëmb në Ibiza.
Në fotografitë e publikuara për ndjekësit, Sonny shfaqet i ulur në gjunjë teksa i kërkon Danielle-s të martohet me të. Pasi pranoi propozimin, ajo prezantoi edhe unazën e fejesës, ndërsa çifti u fotografua duke shkëmbyer përqafime dhe puthje.
“Ja ku jemi, drejt përgjithmonë, me atë që më bëri të besoja në dashurinë e vërtetë”, shkruan ata në postimin e përbashkët.
Fejesa vjen pas më shumë se tre vjetësh lidhjeje mes Danielle dhe Sonny. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, Mia, e cila lindi në maj të vitit 2024.
Kur njoftuan ardhjen e saj në jetë, dyshja shkruante: “Dhe ata ishin 3… Ajo është këtu dhe ajo është perfektë”.
Përpara lidhjes me Sonny-n, Danielle kishte qenë në një marrëdhënie me Liam Payne. Ata u njohën gjatë periudhës së “The X Factor” dhe kohës kur ai ishte pjesë e One Direction. Romanca e tyre përfundoi në vitin 2013, por pas ndarjes vazhduan të kishin një raport miqësor.
Pas vdekjes së Liam Payne në tetor 2024, Danielle tregoi se ai i kishte shkruar vetëm pak kohë përpara se të ndërronte jetë. Në atë mesazh, këngëtari kishte shprehur gëzimin e tij për dashurinë që ajo kishte gjetur me Sonny-n dhe për vajzën e çiftit.

Në dedikimin për Liam, ajo kishte shkruar: “Marrja e një mesazhi nga ti, vetëm disa javë më parë, ku shprehe lumturinë për dashurinë që gjeta me Sonny dhe Mia, është diçka që do ta ruaj gjithmonë”.
Sonny Jay njihet nga publiku britanik për angazhimet e tij në televizion dhe radio. Në vitin 2021 ai triumfoi në “Dancing on Ice”, ndërsa më herët kishte fituar popullaritet përmes pjesëmarrjes në “Britain’s Got Talent” me grupin Loveable Rogues.

Pas më shumë se tre vjetësh së bashku, krijimit të familjes dhe përvojës së prindërimit, fejesa përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm për Danielle dhe Sonny. Hapi i tyre i ardhshëm tashmë është martesa.
