Vdekja e befasishme e artistit grek Giorgos Mazonakis, ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj, teksa hetimet kanë hyrë në një fazë të re. Disa mjekë janë arrestuar dhe klinika private, ku këngëtari kreu një ndërhyrje ndodhet tashmë në qendër të vëmendjes së autoriteteve.
Në një lidhje direkte për News24, gazetari shqiptar me banim në Greqi, Etmond Guri, pohoi se raporti i mjekësisë ligjore nuk e përcakton atakun kardiak si shkakun e vdekjes. Sipas tij, një procedurë mjekësore ka rezultuar fatale dhe pacienti ka përjetuar komplikacione të rënda.
Të lidhura
None found
Guri shtoi se ka pasur përpjekje serioze për të asgjësuar provat dhe se ekipi mjekësor e menaxhoi situatën në mënyrë të gabuar.
Ai theksoi se mjekët e përfshirë kishin lidhje të forta me sferën politike dhe, në një rast, kanë kërkuar ndihmë për gjendjen e pacientit duke përdorur edhe platformën e inteligjencës artificiale ChatGPT.
“Rasti i këngëtarit që vdiq në Greqi ka përplasur opinionin publik në Greqi. Lidhur me rastin Mazonakis, klinika ku ka bërë ndërhyrje ishte ndër më të rëndësishmet në vend”, u shpreh gazetari Guri. Ai shtoi se politikanë dhe figura të njohura të showbiz-it kanë pranuar se kanë marrë shërbime në këtë institucion.
Ai zbuloi më tej detaje shqetësuese nga hetimet, duke theksuar se përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore e hodhi poshtë versionin e atakut kardiak dhe vuri në dukje një ndërhyrje problematike.
“Ka pasur orvatje për të zhdukur provat dhe Mazonakis pati komplikacione të mëdha. Në një rast absurd, mjekët përdorën edhe ChatGPT-n për ndihmë. Menaxhimi ishte katastrofik dhe u përpoqën të fshihnin gjurmët. Këta mjekë kanë raporte miqësore me politikanë të fuqishëm”, deklaroi gazetari.
